AlfaPena/ Poezi nga poeti turk, Ceyhun Yilmaz: Je gruaja e dytë që dua...

25 Prill 2025, 11:51 / JETË ALFA PRESS

AlfaPena/ Poezi nga poeti turk, Ceyhun Yilmaz: Je gruaja e dytë që

Ceyhun Yilmaz: Je gruaja e dytë që dua

Të parën isha i detyruar ta doja,
Kam patur shumë të mira prej saj,
Nuk kam dashur asnjë detyrim në jetën time sa atë.

Je gruaja e dytë që dua,
Është e pamundur të zësh vendin e të parës.
Ajo më mësoi të dua,
S’do të të doja as ty po të mos më kish mësuar.

Më beso, mësova të eci vetëm pse ajo më mbajti duart,
arrita të vrapoja drejt teje.

Pse sytë e tu ngjajnë me të sajët,
S’munda t’i largoja më sytë e mi nga ti.
Të dua, jam i dashuruar me ty.

Je gruaja e dytë që dua,
Atë e mbaj mbi supe përgjatë gjithë jetës,
Ndërsa ty të kam në çdo mëngjes timin.

Mos u bëj xheloze,
Edhe shkronja e parë e emrit tënd në alfabet
vjen pas të sajit,
Zemra ime është e jotja tani.

Më duaj sa ajo, mjafton.
Ajo më lindi, ti mos më vrit.

Përktheu: Rozana Belli/ Alfapress.al

 

Po ndodh...