
"E pabesueshme"/ Gërmimet në mozaikun e Ulpianës, arkeologët francezë gjejnë gjurmë të perandorit Justinian nga Dardania


“Të pabesueshëm” e ka cilësuar profesori francez Christophe Goddard, i cili drejton ekipin e arkeologëve francezë, që së bashku me kolegë nga Italia dhe Kosova po ndërmarrin gërmime në Parkun Arkeologjik të Ulpianës, faktin që në atë park janë zbuluar dy mozaikë me mbishkrime unike, të realizuara me porosi të perandorit me origjinë nga Dardania, Justiniani I dhe bashkëshortes së tij, Teodora.
Njëri prej tyre është gjetur rreth dy vite më parë, ndërsa i dyti së fundmi.
“Ishim me fat që para dy vitesh gjetëm një mbishkrim nga vetë Justiniani. Kishim mbishkrime romake që e përmendnin atë, por jo nga vetë ai. Këtë vit zbuluam një mbishkrim të ri. Të gjesh një mbishkrim të Justinianit ishte e jashtëzakonshme. Të gjesh dy është e pabesueshme. Edhe pse në një farë mënyre nuk është surprizë, sepse dimë që Justiniani, që ishte nga kjo krahinë, ishte shumë i lidhur me të,” thotë Prof. Goddard.
Të dyja këto mbishkrime, i pari ku përmendet themelimi i qytetit Justiniana Secunda si qytet dardan dhe i dyti, ndërtimi i bazilikës episkopale, dëshmojnë zhvillimin dhe rëndësinë që kishte zona, sidomos në sytë e Justinianit, i cili për shkak të origjinës së tij duket se i kushtoi një vëmendje të veçantë rindërtimit të Ulpianës pas tërmetit të vitit 518 pas Krishtit.
“Po ndjekim historinë e qytetit të Ulpianës që nga krijimi i tij në fillim të shekullit të parë, gjatë pushtimit romak. Nuk e dimë emrin e vendbanimit kur u krijua, por në fillim të shekullit të dytë, pas Trajanit, u quajt Ulpiana dhe u shkatërrua në vitin 518, për t’u rindërtuar rreth një kilometër në lindje të vendbanimit origjinal, me emrin Justiniana Secunda,” tregon profesori francez.
Sipas arkeologëve bazilika e Justiniana Secunda ishte një nga kishat më të mëdha të asaj kohe.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128