
Veshjet popullore në dasma, tradita që po fiton terren çdo ditë e më shumë


Viti pas viti, dasmat në Kukës po njohin një rikthim të dukshëm drejt traditës, ku gjithnjë e më shumë dasmorë po zgjedhin të vishen me kostume popullore. Kjo prirje e re po sjell në qendër të vëmendjes punën artizanale dhe trashëgiminë kulturore të zonës.
Sipas rrobaqepëses së njohur Kimete Toçi, këtë sezon është rritur ndjeshëm kërkesa për veshjet tradicionale të Lumës dhe Hasit, të cilat dallohen për origjinalitetin dhe stilin autentik.
“Është sezon dasmash, ka pasur kërkesa. Shpresoj të ketë dhe në sezonin e shkollës dhe të vazhdojë dhe më tutje. Njerëzit përgjithësi pëlqejnë veshjen e Lumes të Hasit ndërsa kur fillon shkolla, pëlqejnë veshjet e kuqe me shqiponja, pelerina, jelek”, tha ajo.
Ajo thekson se jo vetëm brezat e vjetër, por edhe të rinjtë po tregojnë interes të shtuar për veshjet e punuara me dorë.
“Marrin burrat, fëmijët dhe më pak mosha adoleshente, gratë dhe vajzat”, thotë ajo.
Veshjet e Lumës janë shumë të pasura në detaje dhe ngjyrime. Ato kërkojnë shumë punë e përkushtim, por janë gjithnjë më të preferuarat në çdo festë familjare, dasmë apo aktivitet kulturor.
Pavarësisht kostos dhe vështirësive që sjell punimi i një veshjeje popullore autentike, gratë artizane në Kukës nuk ndalen. Veshjet tradicionale, po kthehen në një simbol krenarie dhe identiteti kulturor./RTSH

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128