Igor Popoviq shpallet fajtor, burgu i zëvendësohet me gjobë 3 mijë euro dhe dëbim 2-vjeçar nga Kosova

8 Gusht 2025, 16:16 / KOSOVA ALFA PRESS

Igor Popoviq shpallet fajtor, burgu i zëvendësohet me gjobë 3

Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për nxitje të përçarjes dhe urrejtjes etnike.

Gjykata e shpalli fajtor për një fjalim të mbajtur në Rahovec më 18 korrik 2025, ku ai përdori gjuhë nxitëse ndaj komuniteteve etnike në Kosovë. Ai u dënua me 6 muaj burgim, i cili u zëvendësua me një gjobë prej 3 mijë eurosh dhe me dëbim nga Kosova për dy vjet.

Popoviq u arrestua më 19 korrik në pikën kufitare të Bërnjakut. Marrëveshja për pranimin e fajësisë mes tij dhe Prokurorisë Speciale u miratua nga gjykata. Sipas prokurorisë, veprimet e tij rrezikuan rendin publik dhe bashkëjetesën ndëretnike.

 

Po ndodh...