
Ish-kryediplomatja e Kosovës tregon si mund të zgjidhet ngërçi në Kuvend

Ish-kryediplomatja e Kosovës Edita Tahiri ka dalë me propozim për dalje nga ngërçi i krijuar politik pas dështimit të konstituimit të Kuvendit për herë të katërt.
Partitë opozitare këmbëngulin se janë ato që duhet ta formojnë qeverinë e re dhe jo Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, pasi kjo e fundit nuk i ka votat e mjaftueshme.
Albulena Haxhiu, e propozuara e LVV-së për kryetare të legjislativit të nëntë, dështoi dy herë të zgjidhet në këtë post.
Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca nuk e hodhi sot propozimin e kësaj partie në votim për të parin e Kuvendit, duke e ditur se nuk i kanë 61 votat e nevojshme, raporton KosovaPress.
Edita Tahiri thotë se dështimi i katërt për konstituimin e Kuvendit kërkon marrëveshje politike për organet e legjislativit dhe Qeverinë e koalicionit në një pako.
“PDK-së i takon kryeministri, Kurtit t’i premtohet se bëhet president pas kalimit të mandatit të Vjosës. Kësaj të fundit i vjen keq, por mjaft e ka pasur një mandat si presidente gojëmbyllur që ishte”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
Vazhdimi i seancës për herë të pestë për konstituimin e legjislativit të nëntë do të mbahet të mërkurën, më 23 prill, në ora 10:00.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128