Kurti: Do t’i bindemi Kushtetueses! Kryeministri në detyrë reagon për vendimin në lidhje me konstituimin e Kuvendit

18 Gusht 2025, 15:04 / KOSOVA ALFA PRESS
Kurti: Do t’i bindemi Kushtetueses! Kryeministri në detyrë

“Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës me mua si kryeministër nuk e ka respektuar.  Dhe, nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i LVV-së, si subjekti më i madh në vend e Kuvend, nuk e kam respektuar”.

Ky ishte qëndrimi i kryeministrit në detyre Albin Kurti , kur u pyet nëse do ta zbatonte vendimin e gjykatës në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

Por, kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë pazakonshëm i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë”, tha ai.

Kurti shtoi se deri më tani kanë vetëm njoftimin dhe jo dokumentin në tërësi.

“Por kësaj radhe për dallim nga 26 qershori e kemi vetëm njoftimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e kemi aktgjykimin e plotë i cili po vonohet, e të cilin duhet ta lexojmë në tërësinë e tij. Më 26 qershor e kemi pasur në të njëjtën ditë edhe njoftimin, edhe aktgjykimin. Tash më 8 gusht e patëm njoftimin, por ja që ende nuk e kemi aktgjykimin. Kur ta lexojmë atë do ta themi vlerësimin tonë meritor. Por, nuk është mirë që kemi këtë vonesë, dhe në bazë të njoftimit, për bindjen time, ka mospërputhje mes këtij aktgjykimi të cilin versionin e plotë ende jemi duke e pritur dhe atij 26 qershorit të po kësaj përbërje të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Kurti.

Më herët, Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se aktgjykimi i plotë nuk është publikuar pasi ende nuk janë përfunduar të gjitha procedurat e parashikuara ne Ligjin dhe në rregulloren e Gjykatës.

Po ndodh...