Ngërçi politik në Kosovë, deputetët në përpjekje sot për konstituimin e Kuvendit

20 Gusht 2025, 09:22 / KOSOVA ALFA PRESS
Ngërçi politik në Kosovë, deputetët në

Pas gati tre javësh bllokadë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Deputetët i rikthehen përpjekjeve pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që i detyron ata që të konstituojnë kuvendin brenda 30 ditësh. Seanca do të nisë në orën 11:00, ku në rend dite janë dy pika: zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Me publikimin e aktgjykimit të Kushtetueses ditën e hënë, ka hyrë në fuqi edhe afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit. Kushtetuesja ka urdhëruar zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Ky afat njëmujor ka nisur më 18 gusht, pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese.

Seanca konstituive për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit nisi më 15 prill. Por, për shkak se asnjëra parti nuk ka arritur ta bëjë e vetme shumicën dhe nuk u arrit një marrëveshje politike, çështja ngeci te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Po ndodh...