
“O nanënn …”/ Të shtëna të shumta, publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së trefishtë


Janë publikuar pamjet ku tregojnë momentin dramatik të vrasjes së trefishtë në qendër të Gjilanit në Kosovë.
Sipas këtyre pamjeve që janë publikuar nga Portali Magazina dëgjohen të shtëna të shumta armësh, dhe shihen qytetarë të tronditur.
Gjithashtu në videon e publikuar dëgjohet edhe njëri nga të plagosurit teksa fyen para se të humbasë ndjenjat dhe të bie në tokë.
Siç raportohet nga Policia e Kosovës, vrasja ndodhi rreth orës 12:30 të së dielës. Në vendin e ngjarjes u gjet një person pa shenja jete, ndërsa tre të tjerë u dërguan me urgjencë në spital, dy prej të cilëve nuk mbijetuan.
Policia arrestoi një të dyshuar në vendngjarje, por tre të tjerë, të identifikuar si Mefail Shkodra dhe dy djemët e tij janë ende në arrati.
Në këto zhvillime, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar pezullimin e katër zyrtarëve policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128