
Osmani: Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se me lidershipin amerikan bota është më e sigurt dhe e fuqishme, teksa ka thënë se Kosova është krah SHBA-së në avancimin e paqes edhe në rajonin tonë.
Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së paqes në mes të Azerbajxhanit dhe Armenisë, marrëveshje që i jep fund konfliktit prej gati katër dekadash mes tyre.
“Marrëveshja historike mes Azerbajxhanit dhe Armenisë është testament se çfarë mund të arrijë lidershipi i fuqishëm amerikan.
E përgëzojmë presidentin amerikan, Donald Trump, dhe administratën e tij që bënë historinë edhe një herë, si dhe presidentin e Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt, më e fuqishme dhe më e begatë. Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA-në në avancimin e paqes në rajonin tonë dhe botë”, ka shkruar Osmani në X.
Marrëveshja u nënshkrua të premten në Shtëpinë e Bardhë dhe parasheh edhe krijimin e një korridori të madh tranziti që do të quhet “Rruga Trump për Paqe dhe Prosperitet Ndërkombëtar”./KOHA

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128