Para seancës së konstituimit, kryeministri Albin Kurti takon liderin e PDK Memli Krasniqi

1 Maj 2025, 08:44 / KOSOVA ALFA PRESS
Para seancës së konstituimit, kryeministri Albin Kurti takon liderin e

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, i ka thirrur në një takim liderët e dy prej partive më të mëdha parlamentare, Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në përpjekje për ta gjetur një mënyrë për konstituimin e vonuar të Kuvendit të Kosovës.

Derisa Krasniqi e pranoi ftesën, LDK-ja tha se nuk e pranon.

Kurti i ka ftuar ata në takim të përbashkët të enjten në orën 8:30, rreth dy orë para se të fillojë vazhdimi i nëntë i seancës konstituive të Kuvendit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.

Krasniqi tha se do të shkojë në takim me shpresën se Kurti do të ndryshojë qëndrim në lidhje me propozimin e kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha për Radion Evropa e Lirë se “ne nuk marrim pjesë në takim” dhe se kryetari Abdixhiku ndodhet jashtë vendit.

Po ndodh...