Pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, tronditet sërish Kosova/ Atentat me një të vdekur në Prishtinë

11 Gusht 2025, 23:28 / KOSOVA ALFA PRESS
Pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, tronditet sërish Kosova/

Pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovēn. Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një person ka vdekur në Prishtinë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës i tha Gazetës Express, se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në Havali.

Ajo tha se vdekja e viktimës është konstatuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërsa i dyshuari për vrasje është identifikuar por agjendet në arrati

“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që  është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, ka thënë Ahmeti.

Më parë për Gazetën Express vdekjen e një personi e konfirmoi Naser Syla, drejtor i Emergjencës.

“Një person me plagë nga arma e zjarrit është sjellur pa shenja jete”, ka thënë Syla. 

Po ndodh...