
Policia e Kosovës sekuestron drogë në vlerë prej 300 mijë eurosh


Një person është arrestuar, pasi i është gjetur drogë që kap vlerën e rreth 300 mijë eurove, njoftoi Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, H.K (1994), u arrestua në Prizren më 11 gusht dhe gjatë kontrolleve të realizuara në dy lokacione, autoritetet gjetën substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, në peshë totale prej 4 kilogramë e 440 gramë.
I arrestuari, pas intervistimit, është dërguar në ndalim policor prej 48-orësh.
“Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në 300 mijë euro”, u tha në njoftimin e Policisë.
Autoritetet po ashtu thanë se në cilësinë e provave materiale kanë sekuestruar edhe peshore elektronike, 260 euro para të gatshme, pajisje për vakumimin e qeseve plastike, telefon dhe një motoçikletë, teksa Policia shtoi po vazhdon hetimet për këtë rast./REL

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128