
U dënua për fajde, por pse u lirua Mefail Shkodra? Gjykata e Prishtinës: Pagoi garanci pasurore për të zëvendësuar masën


Mefail Shkodra, që akuzohet për vrasjen e trefishtë në Gjilan, kishte fituar lirinë në tetor të viti të kaluar, pas dënimit që lidhej me aktivitetin e tij të paligjshëm të dhënies së parave me fajde.
Në një reagim për mediat, Gjykata Themelore në Prishtinë thotë se në tetor të vitit të kaluar, Mefail Shkodrës dhe Edonis Shkodrës iu ndërpre masa e paraburgimit, pasi Prokuroria Speciale kërkoi zëvendësimin e masës nga paraburgimi në dorëzani. Për të dy, garancia pasurore arriti në 70 mijë euro.
“Më datë 21.06.2024 Gjyqtari procedurës paraprake ka mbajtur seancën dëgjimore dhe përmes aktvendimit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., në kohëzgjatje prej një muaji për secilin, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Fajdeja dhe Detyrimi.
Departamenti Special me datë 15.07.2024 ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale Fajdeja, Detyrimi, si dhe veprat penale Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 paragrafi 2 lidhur me nenin 1 të KPRK-së dhe veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 paragrafi 1 i KPRK-së, ndërsa me datë 18.07.2024 Gjyqtari i procedurës paraprake përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj, për secilin, e cila masë iu është llogaritur nga data 21.07.2024 deri me datë 21.09.2024.
Me datë 12.09.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., ndërsa me datë 19.09.2024 Gjyqtari i procedurës paraprake përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., iu vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj për secilin, e cila masë iu është llogaritur deri me datë 21.11.2024.
Me datë 08.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka pranuar Propozimin për Zëvendësimin e masës së Paraburgimit me masën e Dorëzanisë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., ( lidhur me të pandehurin M.Sh. është propozuar dorëzania në vlerë prej 50,000.00 € (pesëdhjetë mijë euro), ndërsa ndaj të pandehurit E.Sh. është propozuar dorëzania në vlerë prej 20,000.00 € (njëzetë mijë euro).
Gjyqtari i procedurës paraprake, me datë 08.10.2024 përmes Aktvendimit ka aprovuar propozimin e PSRK-së për Zëvendësimin e masës së Paraburgimit me masën e Dorëzanisë në çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh. dhe ka obliguar të pandehurit që të lënë në hipotekë njësinë kadastrale në të cilën parcelë janë të ndërtuara dy objekte me shumë totale prej 354.00 euro, e cila shumë siguron vlerën e shumës sa është propozuar vlera e masës së dorëzanisë prej 70.000.00 (shtatëdhjetë mijë euro) nga Prokuroria Speciale, për të pandehurit M.Sh. dhe E.Sh..
Në këtë çështje penale është i përfshirë edhe i pandehuri A.R. për veprat penale Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 paragrafi 2 lidhur me nenin 1 të KPRK-së dhe Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 paragrafi 1 i KPRK-së, Departamenti Special ka pranuar Propozimin për Zëvendësimin e masës së Paraburgimit me masën e Dorëzanisë në çështjen penale edhe ndaj të pandehurit A.R., (lidhur me të pandehurin A.R. është propozuar dorëzania në vlerë prej 50,000.00 € (pesëdhjete mijë euro). Gjyqtari i procedurës paraprake përmes Aktvendimit ka aprovuar propozimin e PSRK-së për Zëvendësimin e masës së Paraburgimit me masën e Dorëzanisë në çështjen penale ndaj të pandehurit A.R. dhe ka obliguar të pandehurin që të lë në hipotekë njësinë kadastrale, në të cilat parcela shuma totale vlerësohet prej 236.00 euro, e cila shumë siguron vlerën e shumës sa është propozuar vlera e masës së dorëzanisë prej 50.000.00 (pesëdhjetë mijë euro) nga Prokuroria Speciale, për të pandehurin A.R.”, thuhet në sqarimin e Gjykatës së Prishtinës.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128