
“U përleshëm rëndë, më provokoi”/ Boksieri shqiptar tregon për sherrin me djalin e kriminelit serb: Kishte veshur bluzën me portretin e Arkanit


Boksieri shqiptar nga Kumanova Astrit Sejdi ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic.
Ai tha për Top Channel se ai nisi të provokonte dhe më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Sejdi u shpreh se është shoqëruar në rajonin e policisë në lidhje me ngjarjen dhe më pas është lënë i lirë.
“Ditën e djeshme në orën 17:00, jemi takuar rastësisht, kishte veshur një bluzë të Putinit dhe të babait të vet dhe unë si shqiptar i mllefos, edhe ai kishte qene boksier s’e kam dit, jemi përlesh, për fat të mirë ka qenë një përleshje fizike shumë e rëndë ndaj atij, jemi takuar rastësisht, ai ka qenë me disa shokë, jemi balalafaquar. Ai nisi të provokojë, ne si shqiptarë jemi gjaknxehtë. Po puthte bluzën e vet, për shqiptarët s’ka vend, s’e di në gjuhën e tyre, provokonte. Prej 5-6 vitesh, pati reagim, edhe policia e ka kuptuar se kemi konflikt me Serbinë, kam dhënë deklaratë dhe jam liru. Nuk e di nëse është shoqëru ai”, tha ai.
Arkani (Željko Ražnatović) është një figurë e njohur ushtarake dhe kriminale serbe gjatë viteve 1990.
U bë i famshëm si udhëheqës i “Tigrave të Arkanit”, një njësi paraushtarake serbe që veproi gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.
Ai u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë.
Ishte gjithashtu i përfshirë në botën e krimit të organizuar (vjedhje, grabitje bankash, kontrabandë).
Armani u vra në vitin 2000 në hotelin “InterContinental” në Beograd, në një atentat.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128