U tërhoq zvarrë dhe u gropos në arën me misër, publikohet video nga vendi ku u gjet trupi i Enver Bajraktarit

5 Gusht 2025, 15:04 / KOSOVA ALFA PRESS

U tërhoq zvarrë dhe u gropos në arën me misër,

Dalin pamjet nga vendi ku u gjet i varrosur Enver Bajraktari, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij.

Viktima ishte groposur në një thellësi prej 2 metrash pas u tërhoq zvarrë në një arë të mbjellë me misër.

Enver Bajraktari u gjet i varrosur më datën 4 gusht në fshatin Baicë të Lipjanit, ndërsa mbetet ende mister ngjarja.

Sipas mediave të Kosovës, trupi i Bajraktarit është groposur në arën e mbjellë me misër që ndodhet 1 kilometër larg shtëpisë së tij.

“Lidhur me rastin e raportuar të personit të zhdukur në Komunën e Lipjanit se më datë 04.08.2025, është gjetur një trup i pajetë, aktualisht janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, tha Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala për Telegrafin.

Po ndodh...