Astronomët zbulojnë oksigjen në galaktikën më të largët

16 Prill 2025, 18:39 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Astronomët zbulojnë oksigjen në galaktikën më të

Dy ekipe të pavarura astronomësh kanë zbuluar praninë e oksigjenit në galaktikën më të largët të njohur deri më sot – një zbulim befasues që sugjeron se Universi është zhvilluar dhe ‘pjekur’ më shpejt nga sa ishte menduar më parë.

Galaktika JADES-GS-z14-0 (në foto), e zbuluar vitin e kaluar nga teleskopi hapësinor James Ëebb, ndodhet aq larg sa dritës së saj i janë dashur 13.4 miliardë vjet për të arritur në Tokë.

Kjo do të thotë se ne e shohim ashtu siç ishte vetëm 300 milionë vjet pas Big Bengut, kur Universi ishte vetëm rreth 2% e moshës që ka sot.

Tani, dy ekipe kërkimore raportojnë se kanë identifikuar nënshkrimin spektral të oksigjenit në këtë galaktikë të lashtë një tregues se ajo është kimikisht më e zhvilluar nga sa pritej.

Kjo është befasuese, duke pasur parasysh se galaktikat e para në Univers përbëheshin thuajse vetëm nga hidrogjeni dhe heliumi.

Elementët më të rëndë, si oksigjeni dhe karboni, u krijuan më vonë përmes proceseve të shkrirjes bërthamore në zemrat e yjeve dhe u përhapën në hapësirë përmes shpërthimeve yjore (supernova).

Sipas përllogaritjeve të astronomëve, në një univers vetëm 300 milionë vjeçar nuk pritej të kishte sasi të konsiderueshme të elementëve të rëndë.

Por të dhënat e reja tregojnë se galaktika ‘JADES-GS-z14-0’ përmban rreth dhjetë herë më shumë oksigjen sesa ishte parashikuar.

“Është si të gjesh një adoleshent kur prisje të shihje një foshnjë,” tha Sander Sëoosh nga Observatori Leiden në Holandë, i cili udhëhoqi njërin prej studimeve, tashmë i pranuar për botim në The Astrophysical Journal.

“U befasova nga rezultatet e papritura. Dëshmia për një galaktikë kaq të zhvilluar në një univers ende të ri, hap pyetje të mëdha për mënyrën dhe kohën kur u formuan galaktikat,” theksoi Stefano Caravani nga Scuola Normale Superiore në Piza, Itali, i cili drejtoi studimin tjetër, që pritet të publikohet në Astronomy & Astrophysics.

Caravani ishte gjithashtu pjesë e ekipit që zbuloi galaktikën JADES-GS-z14-0 vitin e kaluar.

Që atëherë, ai kishte shprehur habinë për shkëlqimin e pazakontë të objektit, që sugjeronte praninë e një numri të madh yjesh.

“Këto zbulime ngrenë pyetjen se si natyra arriti të krijonte një galaktikë kaq të ndritshme dhe masive në më pak se 300 milionë vjet,” shtoi ai.

 

Po ndodh...