
Ishulli i Sardës në Vaun e Dejës, çfarë fshihet në rrënojat e qytetit 3000-vjeçar?


Nëse kërkoni një natyrë të virgjër, por edhe historinë mbase më të vjetër shqiptare plot legjenda, Ishulli i Sardës është vendi i duhur që askush nuk duhet ta humbasë.
Qyteti antik, i cili vjen deri në fundin e shekullit të 15-të si një bashkim i tri kulturave kryesore të veriut të Shqipërisë është ende një vend i pazbuluar në pritje të vizitorëve vendas për t’u njohur me qytezën ku jetoi princi Lekë Dukagjini dhe familja e tij, por edhe për të zbuluar të fshehtat e panumërta si dhe për të parë nga afër rrënojat e kishave mijëravjeçare rrenojat e te cilave kanë arritur të mbijetojnë deri në ditët e sotme.
Sarda dikur një qytezë përbri Drinit, si një gadishull strategjik dhe si një pikë ndërlidhëse me rrugën e vjetër Gjakovë-Shkodër-Ulqin, sot një qytezë e pabanuar e rrethuar me kurorën e bukur të ujit të kristaltë të Drinit, është kthyer në një ishull interesant dhe në një pikë të rëndësishme e cila ka filluar të tërheqë turistë.
Uji i liqenit, malet dhe kodrat përreth me gjelbërimin e tyre, krijojnë një peizazh me bukuri të rrallë, duke i dhënë këtij ishulli vlera të mëdha eko-turistike.
Vetë emri i Sardës i transformuar më vonë në Shurdhah ka origjinë Ilire. Sarda ka qenë një stacion pushimi në rrugën e vjetër të Dardanisë që për vetë pozicionin ku shtrihej mbante një peshë e rol të veçantë.
Qyteti me një sipërfaqe 4.8 ha ka qenë i fortifikuar me dy mure, që rrethonin përkatësisht qytetin e poshtëm dhe atë të sipërm. Sarda lindi në pragun e mesjetës si një vendbanim i vogël dhe u zhvillua në shek. XI-XII si një qytet tipik mesjetar.
Qyteti antik i Sardës njihet ndryshe dhe si qyteti i kishave katolike, disa prej të cilave fatmirësisht i kanë rezistuar peshës së viteve deri në ditët e sotme.
Sarda ishte seli Ipeshkvore shumë e rëndësishme në gjitha trevat shqiptare.
Kisha e Shën Pjetrit, e arkitekturës Romake që i përket shekullit 7 – 8 është një prej komplekseve të dhjetra objekteve të kultit të krishtere që gjenden në këtë zonë.
Per vete Kishen, Sarda ose ishulli i Shurdhahut mbetet një ndër vendet e shenjta të Shqipërisë. Ipeshkvi i Sapës Imzot Simon Kulli flet për ekzistencën e këtij qyteti, jo vetëm në aspektin fetar, por dhe si nje pikë ndërlidhëse mes kulturave të zonave të veriut të Shqipërisë.
Sipas të dhënave, qyteti i ndërtuar sipas stilit venecian me gurë të latuar, duket se ka qenë ndër zonat e preferuara të pushtuesve, ndërsa Sarda ishte dhe vendbanimi i Princ Lekë Dukagjinit.
Për studiuesin Pashk Alia gërmimet arkeologjike të vitit 1967 nxorrën në pah shumë elemente të qytetit mesjetar, por që sot mbetet domosdoshmëri thellimi i këtyre kërkimeve, ndaj gjendjen ku ndodhet qyteti antik ai e konsideron nje turp kombëtar.
Edhe për kishën gjendja e Sardës është e papranueshme. Imzot Simon Kulli apelon që shteti t’i japë lejë kishës që objektet e kultit të restaurohen nga vetë institucioni kishtar.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128