
Kina krijon “bletë robotike” për spiunazh dhe misione shpëtimi


Pajisja, që peshon më pak se një majë lapsi, lidhet në pjesën e pasme të një blete dhe përmes gjilpërave të vogla lidhet drejtpërdrejt me trurin e saj. Sipas studiuesve, në testime pajisja funksionoi nëntë nga dhjetë herët dhe bletët i zbatuan urdhrat për të kthyer majtas apo djathtas. Bleta është gjysmë insekt dhe gjysmë me pajisje.
“Bletët robotike” mund të përdoren në misione shpëtimi – ose në operacione të fshehta si zbulues ushtarakë. Pajisja e vogël mund të pajiset me kamera, përgjues dhe sensorë që u mundësojnë insekteve të mbledhin dhe regjistrojnë informacione.
Duke qenë se janë të vogla në madhësi, këto bletë mund të përdoren për operacione të fshehta ushtarake apo të sigurisë, duke hyrë në hapësira të ngushta pa ngjallur dyshime.
Zhvillimi i kësaj teknologjie është kryer në Institutin e Teknologjisë në Pekin. Ajo funksionon përmes dërgimit të impulseve elektrike në lobin optik të insektit – qendrën e përpunimit vizual në tru – gjë që u lejon studiuesve të drejtojnë fluturimin e bletës.
Studimi u publikua së fundmi në revistën Chinese Journal of Mechanical Engineering, raporton “Telegraph”.
Edhe disa vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Japoninë, janë në garë për të zhvilluar bletë të tilla.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128