
Berisha: Rama është futur në rreth të kuq! Dosja “McGonigal” e ndjek si fantazëm

Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në Laç, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai është “futur në rreth të kuq” dhe po “numëron ditët e fundit”.
Berisha theksoi se rezoluta e fundit e Partisë Popullore Europiane e cilëson Ramën si të lidhur me krimin.
Kryedemokrati u ndal më tej edhe te dosja “McGonigal”, duke thënë se kjo çështje po e ndjek Ramën si fantazmë dhe se “me thesin prej 250 mijë eurosh” që ka përdorur për të korruptuar ish-agjentin e FBI-së, fundi i tij do të jetë në burg.
“Edi Rama është futur në rreth të kuq, po numëron ditët. Ju e dëgjuat rezolutën e PPE-së, partisë së madhe që drejton Europën, që e njohin Ramën si bajloz të lidhur me krimin.
Në Valencia triumfoi kauza juaj, triumfuan idealet tuaja të lirisë, idealet për një Shqipëri pluraliste dhe mori goditje fatale Edi Rama dhe bandat e tij e kudo që shkon e ndjek si fantazmë dosja MGonigal, ka mbi supe thesin me 250 mijë euro me të cilin korruptoi McGonigal. Do shkojë në burg si ai” – tha Berisha.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128