“Burgun nuk ja uroj as hasmit”/ Salianji: Do nis takimet me demokratët në çdo cep të vendit!

8 Korrik 2025, 15:39 / POLITIKË ALFA PRESS
“Burgun nuk ja uroj as hasmit”/ Salianji: Do nis takimet me

Ervin Salianji la ambientet e burgut të Fierit dhe u prite jashtë nga mbështetësit. Ish-deputeti në fjalën e shkurtër para gazetarëve deklaroi se do të nis një aksion politik në çdo cep të vendit. Ai konfirmo se si fillim, nga aty do shkojë në një fshat të Fierit ku PD fitoi në 11 maj.

Ervin Salianji: Që tani do shkoj të falenderoj një zonë zgjedhore në një fshat të Fierit, ku ka fituar PD. Te ata që me rezistencë, burrëri, besnikëri, ia dalin të fitojnë. Do të nis takimet që nga ky moment. Do të bëj politikë në çdo cep që më jepet mundësia dhe do e dërgoj betejën në Strasburg. Do të kemi kohë të qëndrojmë më gjatë.

Në burg, e dini që thuhet burgu nuk i urohet as hasmit. Sot, kam një program, tjetër, e ndjej më shumë nën lëkurë padrejtësinë.

Po ndodh...