
Formimi i qeverisë së re, Alibali: Do të jetë pasqyrim i listave të deputetëve, njerëz pa biografi politiko-intelektuale

Analisti Neritan Alibali, i ftuar në studion e News24, ka komentuar mbi formimin e qeverisë së re, duke ngritur kritika të forta ndaj mënyrës si po konsolidohet pushteti ekzekutiv.
Sipas tij, në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste është vënë re një numër i madh personash pa biografi politiko-intelektuale, por thjesht adhurues të kultit të kryeministrit. “E njëjta gjë do të pasqyrohet edhe në qeveri, ku pritet të ketë vetëm ‘Yes Men’,” u shpreh Alibali.
Ai paralajmëroi se Kryeministria po merr trajtat e një institucioni që ngjan më shumë me modelin e kancelarit, “një institucion më i fuqishëm se kryeministri, por më i dobët se presidenti në një republikë presidenciale”.
Në vijim, Alibali solli shembuj të sjelljes së kryeministrit që sipas tij tregojnë tejkalim të kompetencave: “Ka urdhëruar dorëheqjen e zyrtarëve të bashkive, që nuk është kompetencë e tij. U ka bërë thirrje bizneseve të lirojnë trotuaret, çka është detyrë e bashkisë.”
Analisti e përmbylli duke e cilësuar këtë fenomen si “simptomë të sëmundjes së qeverisjes së ardhshme”.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128