
GJKKO merr vendimin, dënon me burg deputetin e PD

GJKKO ka shpallur fajtor deputetin e PD-së, Qani Xhafa për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Togat e zeza pranuan kërkesën e SPAK për dënimin e tij me 9 muaj burg, por iu ul në 6 muaj pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.
Ky dënim përfundimisht iu konvertua në 900 mijë lekë gjobë, pagesë e cila duhet të kryhet brenda nje afati 10 ditor pasi vendimi të marrë formë të prerë.
Deputeti demokrat Qani Xhafa më 11 Mars 2023, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më 11 mars 2023, i pandehuri Qani Xhafa, aktualisht Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale”, tha SPAK ne nje njoftim te 4 muajve me pare.
Kujtojmë se Qani Xhafa mori mandatin e deputetit, pasi Luçiano Boçi u largua nga Parlamenti për garuar për kryetar Bashkie të Elbasanit.

Lulzim Basha “Ministër i Jashtëm i Edi Ramës”?!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128