
‘Hape gojën po deshe, e ke plumbin mas veshi"/ Berisha: Daniel Shimën e futën në bodrum, e shpëtuan mediet. A flet dot Lefteri, a flet Veliaj?!


Kreu i PD, Sali Berisha, në një konferencë për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe drejtues të tjerë të lartë se ushtrojnë presion dhe kërcënime ndaj personave që mund të flasin kundër tyre.
Ai deklaroi se Lefter Koka dhe Erion Veliaj janë të detyruar të heshtin për shkak të frikës nga pasojat që mund të kenë nëse japin dëshmi kundër Ramës. Sipas Berishës, edhe në rastin e dosjes “EcoPark” në Porto Romano, prokuroria po ushtron presion mbi ish-zyrtarë për të mos zbuluar të vërtetat.
Ai përmendi edhe Elvis Doçin, duke thënë se nga qelia përcakton kushtet se çfarë do t’u ndodhë të tjerëve nëse flasin për Ramën. Berisha theksoi se Veliaj nuk guxon të bëjë deklarata të lira dhe se çdo hap i tij është i kontrolluar.
Hape gojën po deshe, e ka plumbin mas veshi ai. Çfarë flet. Ai pa atje që mund ta varrosnin të gjallë në bodrum. I thanë kaq, nuk po e bëjmë këtë. Se ata kishin hallin e tyre se u bë zhurmë. Po fole do pësosh atë.
A flet Lefteri, më thuaj ti mua. E qep. Tani kanë kapur këtë dosjen tjetër ‘EcoParkun’ e Porto Romanos. E thirrën Alqin, do thërrasin dhe Lefterin, do ua shtojnë dhe dënimet. E qep.
Sepse Elvis Doçi në qeli, ja përcakton kushtet, çfarë pëson Lefteri po foli për Ramën.
E njëjta gjë Erion Veliaj. E dini ju, nuk flet dot. Një, dy, tre, katër. Të shkurtër fare ata. Kështu që nuk bënte dot deklaratë tjetër. Kaq.
Tani nuk flet ai. Se ai po të ishte njeri i lirë, ai del dhe falënderonte mediat që ndoqën çdo minutë gjendjen e tij dhe shpëtuan. Nuk e injoruan ‘SOS-in’ e tij. Nuk flet dot ai.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128