
Këshilli i Evropës dënon bllokadën policore ndaj News24: Akti bie ndesh me lirinë e medias


Këshilli i Evropës, përmes platformës Freedom of Media (FOM), ka reaguar me shqetësim ndaj situatës së krijuar me televizionin News24, duke e cilësuar bllokadën policore dhe ndalimin e gazetarëve si një veprim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës dhe me standardet evropiane për lirinë e shtypit.
Në deklaratën zyrtare të publikuar në platformën FOM, Këshilli i Evropës shprehet se ka marrë në shqyrtim raportimin e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), lidhur me bllokimin e sinjalit të transmetimit të News24, moslejimin e hyrjes së gazetarëve në ambientet e godinës së rrethuar nga policia ushtarake dhe ndalimin për të tërhequr pajisje pune, kompjuterë dhe dokumente personale, pavarësisht se një vendim i Gjykatës së Tiranës ua garantonte këtë të drejtë.
‘Ky veprim përbën një shkelje serioze të lirisë së medias dhe dëmton drejtpërdrejt të drejtën e gazetarëve për të ushtruar profesionin e tyre,’ thuhet në deklaratën e FOM.
Përveç Këshillit të Evropës, Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj Ricardo Gutiérrez kanë shprehur gjithashtu mbështetje të plotë për AGSH-në dhe kreun e saj, Armand Myzyraj, në përpjekjet për të dokumentuar rastin dhe për të rritur ndërgjegjësimin ndërkombëtar.
‘Ky qëndrim i AGSH-së riafirmon angazhimin për të ndihmuar gazetarët dhe për të inkurajuar mbrojtjen e lirisë së shtypit,’ thekson më tej platforma FOM.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128