
''Kleana Xhuveli mori mandatin...''/ Reagon Endri Shabani: Pa votat tona do kishte mbetur edhe e motra pa mandat

Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani ka reaguar sërish në rrjetet sociale, lidhur me debatin e shumëpërfolur kohët e fundit, me ish-aleatin e tij Adriatik Lapaj.
Shabani ironizon deklaratat e mëparshme të Lapajt se Nisma do bëhej “vota e 84-t” e Ramës, ndërsa sot, sipas tij, është vetë Lapaj që pretendon se Rama i është lutur për bashkëqeverisje.
Ai shtoi se pa votat e Nismës, as motra e Lapajt nuk do të kishte marrë mandat dhe e akuzoi atë për përdorim të metodave të vjetra politike, pavarësisht imazhit si politikan i ri.
“Ne nuk e djegim jorganin për një plesht,” shkruan Shabani, ndërsa shton se e ka falur Lapajn “se nuk diti ç’bëri” dhe i uron që të nxjerrë mësime nga kjo përvojë.
U mbars mali dhe…Njëmijë akuza.
Ndërkohë sot, njeriu im më i afërt dha dorëheqjen dhe mandatin e mori Kleana Xhuveli. Kleana nuk është daja im po motra e Adriatik Lapajt!
Deri dje na akuzonte do bëheshim vota e 84 e Ramës.
Sot që mori mandatin për motrën, Adriatiku na thotë që i qenka lutur Rama për bashkëqeverisje.
Medemek Rama që mezi e përzuri LSI-në kur kishte 74, po i lutet Adriatikut fiks tani që ka 83 dhe ka gllabëruar çdo pushtet!
Me sa duket, tullumbaci i 71 mandateve që Adriatiku përbetohej se do merrte, ende nuk qenka shfryrë në kokën e tij nga gjilpëra e realitetit të 11 majit, ku pa votat tona do kishte mbetur edhe e motra pa mandat.
Nejse, kjo ishte kostoja krejt e panevojshme që ne të Nismës morëm për ndershmërinë dhe seriozitetin tonë në koalicion me një politikan të ri që më mirë se sa ne, njeh të gjitha metodat e vjetra.
Megjithatë ne nuk e djegim jorganin për një plesht, kur për më tepër kemi njohur dhe vlerësojmë plot djem e vajza në radhët e Shqipëria Bëhet.
Ndërsa Adriatikut ia kam falur se nuk diti se ç’bëri dhe uroj të nxjerrë edhe ai mësimet e veta siç kam nxjerrë unë të miat.
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128