Berisha: Kur Shqipëria digjej, Edi Rama i caktoi vetes pensionin më të lartë në historinë e vendit, 4 milionë lekë në muaj

19 Gusht 2025, 14:13 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha: Kur Shqipëria digjej, Edi Rama i caktoi vetes pensionin më

Kreu i PD, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vendosjen e vetes një pensioni rekord gjatë një periudhe krize në vend.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ndërkohë që Shqipëria po përballej me situata të vështira, Rama vendosi një pension prej 4 milionë lekësh në muaj, shuma më e lartë në historinë e vendit.

“Pra, 4 milionë lekë në muaj do të thotë 48 milionë lekë në vit. Pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT-it është vetëm 1.6 milionë lekë”, theksoi Berisha. Ai shtoi se pensioni i kryeministrit është mbi 30 herë më i lartë se mesatarja kombëtare dhe madje më i lartë se ai i presidentit, i cili ka 3.5 milionë lekë.

Berisha e quajti këtë veprim “një akt i papranueshëm dhe i pakonceptueshëm, i ngjashëm vetëm me veprimet e diktatorëve të rrallë”. Sipas tij, ky ishte një prej preokupimeve kryesore të kryeministrit gjatë verës: pensioni i vet.

Por, lajmi i verës, përveç këtij mashtrimi të shëmtuar publik, është fakti se Edi Rama caktoi vetes pensionin më të lartë të të gjitha kohërave në historinë e këtij vendi.
Në një kohë kur vendi digjej flakë në të katër anët, ai kujtohej sipas medieve, të përcaktojë për kryeministrin pensionin prej 4 milionë lekë.
Pra, 4 milionë lekë, do të thotë 48 milionë lekë në vit pension Edi Rama për vete.
E garantoj se kurrë nuk do e gëzojë sepse pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT-it në Shqipëri është gjithsej 1.6 milionë lekë.
Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 e sa herë më të madh se mesataren e pensionit në vendin e tij.
Nuk ka, përveç diktatorëve të rrallë sot, që mund të ndërmarrin një veprim të tillë.
Madje edhe presidentit ia caktoi më të ulët atij. 3.5 milionë lekë.
Ky ishte preokupimi veror i narkodiktatorit. Pensioni i tij.

Po ndodh...