
Lufta për çdo votë në Fier, Celibashi i bashkohet numëruesve për të hapur zarfet e Diasporës


Qarku i Fierit po mban të mbërthyer opinionin publik në ditën e katërt të numërimit të votave.
Kjo për shkak se Partia Socialiste e cila ka marrë 12 mandate, po lufton për çdo votë me koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, e cila pretendon një mandat.
Nga numërimi i 587 kutive dhe 16 mijë zarfeve të diasporës (gjithsej janë 26 mijë), PS-ja kryeson qarkun me 107602 vota, ose 63.14 %, ndërsa PD-ja ka marrë 41883 vota, ose 24.58 %.
Por performanca e mirë e koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj veçanërisht në Diasporë, ka bërë që kjo forcë politike të pretendojë një mandat në Fier.
Sipas të dhënave të KQZ-së, votat e konvertuara në formulë, tregojnë se Lapajt i duhen 359 vota më shumë për të marrë mandatin.
Lufta për çdo votë në Fier ka bërë që edhe kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi të shkonte mbrëmë në Parkun Olimpik ku po numëroheshin votat e diasporës.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128