PD paralajmëroi protestë ditën e Samitit Evropian, policia i refuzon lejen

15 Maj 2025, 10:47 / POLITIKË ALFA PRESS

PD paralajmëroi protestë ditën e Samitit Evropian, policia i

Partisë Demokratike i është kundërshtuar kërkesa e saj për të zhvilluar protestën e thirrur në datën 16 Maj, ditën që përkon me Samitin Politik Evropian që do mbahet në kryeqytet.

Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje negative për protestën, me sqarimin se nuk lejohet për shkak të perimetrit të sigurisë të përcaktuar për samitin.

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se protesta do të ishte paqesore, me qëllim për të sensibilizuar ndërkombëtarët për krimet elektorale.

 

Po ndodh...