‘Misteri’ me zhdukjen dhe rikthimin e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Flamur Noka zbërthen skemën!

21 Gusht 2025, 21:23 / POLITIKË ALFA PRESS

‘Misteri’ me zhdukjen dhe rikthimin e ish-zv.drejtorit të

Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook lidhur me misterin e zhdukjes së ish-zv.drejtorit të AKSHI-t Daniel Shima, i cili u rikthye pranë familjarëve të tij pas gati rreth 10 orësh i zhdukur.

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, i cili u zhduk pa asnjë gjurmë ditën e djeshme (20 Gusht) pasi i dërgoi familjes së tij mesazh “po më arrestojnë” u rikthye mëngjesin e sotëm në banesë.

Lidhur me rastin, deputeti demokrat, ngre pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes, teksa hedh dyshime se zhdukja e Shimës lidhet me interesa të grupeve të caktuara, ndërsa nuk le pa përmenduar edhe partinë.

I rrëmbyeri qenka tip i rrëmbyer. Danieli u kthye në gjirin e familjes pas një formaliteti në gjirin e partisë. Ish Zv. Drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, nuk është rrëmbyer, por qenka ca i rrëmbyer. Pas një zënke me të dashurën largohet në drejtim të Durrësit, ku në rrethinat e qytetit gjen ngrohtësinë e partisë, e cila e këshillon të kthehet në Tiranë, por me mend në kokë. Pas një pune bindëse, partia e ktheu Danielin në shtëpi, me ide të qarta për jetën”, shkruan Noka në Facebook.

Kujtojmë se të mërkurën nëna e 34-vjecarit denoncoi në komisariatin nr. 1 se kishte humbur kontaktet me të birin. Denoncimi u bë pas nëna e Shimës, ishte informuar nga partnerja dhe njëherazi avokatja e të birit, se ai i kishte shkruar një mesazh me tekstin “po me arrestojnë”.

Pasi familjarët verifikojnë se ish-zyrtari i lartë i AKSHI-t nuk ishte arrestuar për ndonjë vepër penale, denoncojnë humbjen e kontakteve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se nga verifikimet rezulton se Shima ngjitej në makinën e tij në qytetin studenti ku është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është ndjekur deri në dalje të tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Pas dhjetë orësh, kur policia sekuestroi dhjetëra kamera sigurie dhe mori në pyetje persona që mund të kishin dijeni, Daniel Shima u kthye dhe tha se ishte larguar me dëshirë, pas një konflikti me partneren e tij.

Por, ai nuk dha asnjë shpjegim ku qëndroi përgjatë atyre 10 orëve, cilët janë personat që takoi, përse udhëtoi në drejtim të Elbasanit si dhe më thelbësorja përse i shkroi mesazh partneres së po me arrestojnë.

Po ndodh...