Në gjykim për koncesionin e sterilizimit, përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-ministrit Ilir Beqaj

20 Gusht 2025, 10:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Në gjykim për koncesionin e sterilizimit, përmirësohet

Përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai ka lënë ambientet e QSUT-së, ku ishte i shtruar prej disa ditësh për trajtim mjekësor, dhe është rikthyer tashmë në ambientet e paraburgimit në Durrës.

Mjekët kanë vlerësuar se gjendja e tij është stabilizuar dhe nuk ka më nevojë për ndihmë të specializuar spitalore. Beqaj po gjykohet për aferën e koncesionit të sterilizimit, ku akuzohet për shkelje të ligjit dhe abuzim me fondet publike.

Ndërsa është gjithashtu i pandehur nga SPAK për abuzime me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që drejtonte Agjencinë SASPAC. Hetimet për këtë çështje janë ende në zhvillim dhe pritet të zgjerojnë më tej përgjegjësitë penale.

Po ndodh...