"Neni Basha"/ Zërat brenda PD për largimin e kryetarit, Luçiano Boçi: Si mund të kërkosh të ikë Sali Berisha?!

16 Gusht 2025, 23:57 / POLITIKË ALFA PRESS
"Neni Basha"/ Zërat brenda PD për largimin e kryetarit,

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, në një intervistë për Top Channel, ka hedhur poshtë lëvizjen e paralajmëruar brenda PD nga kritikët e kryetarit Sali Berisha. Ata kërkojnë zbatimin e "Nenit Basha", (Kryetari largohet nëse humbet zgjedhjet), i vendosur nga ai vetë gjatë Foltores dhe Rithemelimit për marrjen e partisë nën kontroll. Boçi i cilësuar këto kërkesa për mbajtje përgjegjësie dhe zbatim të Statutit të partisë, si absurditet dhe si një ‘pasione momentale e jo serioze".

Si mund të largosh një njeri nga drejtimi kur atë e vendos apo e heq vota apo vullneti i demokratëve? Jam disaprovues totalisht. Në PD, secili ka mendimin e vet ndryshe, mund ta shprehë, është diçka që ne e kemi pranuar vetë, e kemi zhvilluar dhe lejuar dhe kemi pranuar edhe fraksionet, dhe nëse dikush ka autoritetin për të bërë një fraksion, le ta bëjë; të mos e tregojë me autoritetin për ta hequr. Ne duhet të ndërtojmë; për të shkatërruar bëhet shumë kollaj’, theksoi ai.

Sa i përket humbjes së zgjedhjeve, Boçi mohoi se ishte pasojë e dobësive politike të partisë. Sipas tij, rezultati erdhi nga deformimi i procesit zgjedhor:

Kjo humbje nuk është natyrale politike, është artificiale, ka ardhur nga krimi i organizuar që ka përcaktuar dhe kandidatët, kriminalizimi i administratës, blerja e votës, shkelja e ligjit zgjedhor. SPAK mori përsipër të pengonte krimin zgjedhor dhe u bë palë, pra nuk është humbja klasike politike", deklaroi Boçi.

Po ndodh...