Nga Tom Doshi tek Jozefina Topalli! Kush janë 10 figurat politike që i rikthehen jetës parlamentare

21 Gusht 2025, 18:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Nga Tom Doshi tek Jozefina Topalli! Kush janë 10 figurat politike që i

10 figura politike do t'i rikthehen jetës parlamentare në shtator. Numrin më të madh të rikthimeve e mban Partia Demokratike ndërsa Partia Socialiste ndryshe nga partitë e tjera ka një rinovim të grupit parlamentar me 53 emra të rinj.

Nga Tom Doshi tek Jozefina Topalli! Kush janë 10 figurat politike që i

Deputetja e PD dhe ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2013, Jozefina Topalli, do të rikthehet në pozicionin e ligjvënëses.

Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi, rikthehen pas dy vitesh në parlament ndërsa kujtojmë se në vitin 2023 hoqën dorë nga mandati për të garuar në zgjedhjet vendore, Këlliçi në Tiranë dhe Boçi në Elbasan.

Bardh Spahia dhe Klevis Balliu janë dy ish-deputetët që rikthehen sërish në postin e ligjvënësit. Kujtojmë se të dy dogjën mandatin në vitin 2019.

Në radhët e demokratëve janë rikthyer edhe Gent Strazimiri, Igli Cara dhe Ledina Alolli.

Partia Socialdemokrate rikthen Tom Doshin në jetën parlamentare. Doshi është një nga tre deputetët e PSD që dolën nga zgjedhjet e 11 Majit.

Edmond Haxhinasto gjithashtu do të rikthehet pas 6 vitesh si deputet. Tashmë pjesë e Partisë së Lirisë ndërsa më herët ka qenë pjesë e parlamentit nën siglën e dikurshme, LSI.

Të gjithë së bashku janë në pritje të dekretit të Presidentit Bajram Begaj për të thirrur mbledhjen e parë të lëgjislaturës XI. Sipas Kushtetutës, Presidenti e thërret Kuvendin jo më vonë se 10 ditë nga përfundimi i mandatit të lëgjislaturës aktuale. Me shumë gjasë, seanca e parë do të jetë më 10 shtator 2025. Ndërkohë kampi rozë është në ankth në pritje të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste. Tashmë e bërë traditë në fund gushti, është koha kur Edi Rama pritet të formojë qeverinë e re.

 

Po ndodh...