
Numërohen mbi 62% e zarfeve nga diaspora, ja si ndahen votat


PS vazhdon të kryesojë me një diferencë të thellë edhe me votat e diasporës. Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, janë numëruar deri më tani 121,985 zarfa nga gjithsej 194,889.
PS ka marrë 65,327 vota, që përbëjnë 54.07% të totalit, duke ruajtur avantazhin edhe jashtë vendit. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Madhe me 34,093 vota, që përfaqësojnë 28.22%.
Ndërkohë, një rritje të ndjeshme ka shënuar Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i cili ka marrë 10,078 vota ose 8.34% të numrit total.
Partia Mundësia ka siguruar 4,489 vota (3.72%), ndërsa Lëvizja Bashkë ka arritur të marrë 3,223 vota (2.67%). Partia Socialdemokrate ka siguruar 1,455 vota, që përbëjnë 1.20%.
Rezultate më të ulëta kanë marrë subjektet e tjera, përfshirë Partinë Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës me 874 vota, Aleancën Kombëtare Shqiptare me 669 vota, Djathtas për Zhvillim me 359 vota, Lëvizjen Atdheu me 189 vota dhe Aleancën Demokracia e Re me vetëm 67 vota.
4 janë qarqet ku gara mbetet matematikisht e hapur teksa mbeten për t’u numëruar edhe një pjesë e madhe e votave të diasporës. Në Qarkun e Tiranës, në luftë për një mandat duket se do të jetë deri në fund PD-ASHM dhe Partia Mundësia e Agron Shehajt. Mundësia e mbron mandatin e dytë në Tiranë me disa dhjetëra vota, mandat i cili rrezikon të bëhet i 14 i PD-së.
Rezultat që mund të ndryshojë është edhe në Fier, ku Partia Socialiste po e mbron mandatin e 9-të, por që po ngushtohet nga Nisma Shqipëria Bëhet, që ka një përqindje shumë të mirë të votave në diasporë.
Ndryshime priten edhe në Lezhë. Në Vlorë mund të ketë një shans ndryshime, edhe pse i vakët. PD mund të rimarrë mandatin e 4 në këtë qark, të nëntin e PS-së por duke parë trendin duket e vështirë.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128