
Presidentit Trump "i kujtohet" Shqipëria: Jam krenar që mbylla armiqësinë që kishte me Azerbajxhanin!

Presidenti Donald Trump u mburr me përfundimin e armiqësive midis “Aberbaijanit” dhe Shqipërisë të martën. Ndërsa konfirmonte këtë, ai arriti të ngatërronte emrin e një vendi dhe të citonte një tjetër që në fakt nuk kishte qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë.
Më herët këtë muaj, Trump ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, udhëheqësit e të cilëve ai i priti në Shtëpinë e Bardhë për një samit. Të dy vendet kanë kohë që janë në grindje për rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakut të Azerbajxhanit, i cili u nda nga vendi me mbështetjen armene. Azerbajxhani e rimori kontrollin e territorit në vitin 2023.
Trump u shfaq në edicionin e së martës të “The Mark Levin Show” , ku përsëriti pretendimin e tij pa kontekst se kishte përfunduar gjashtë ose shtatë konflikte globale në shtatë muajt e parë të detyrës.
“Kam zgjidhur gjashtë luftëra dhe shumë njerëz thonë shtatë sepse ka një për të cilën askush nuk e di”, tha Trump në mënyrë misterioze. “Por kam zgjidhur gjashtë luftëra dhe ne ia dolëm mbanë Iranit – shkatërrova aftësinë e tyre bërthamore, të cilën do ta kishin përdorur kundër Izraelit brenda dy sekondash nëse do të kishin pasur mundësi. Por ne e zhdukëm atë.”
Pasi pretendoi se konflikti midis Indisë dhe Pakistanit ishte “më i lehtë” për t’u zgjidhur, Trump e ktheu vëmendjen e tij te “Aberbaixhani” dhe Shqipëria:
Shumë gjëra të mahnitshme, të mrekullueshme. E patë Aberbaixhanin. Ishte një ngjarje e madhe që ka ndodhur për 34, 35 vjet me, ëh, Shqipërinë. Mendoni për këtë. Dua të them, ka vazhduar për vite me radhë, dhe unë i njoha kokat, dhe i njoha ata përmes tregtisë. Po merresha pak me ta, dhe thashë: "Pse po ziheni ju djema?" Pastaj thashë: "Nuk do të bëj një marrëveshje tregtare nëse ju do të luftoni. Është çmenduri."
Gjithsesi, një gjë çoi në tjetrën dhe e zgjidha atë. Dhe kjo ishte një gjë që njerëzit thoshin se nuk ishte - nuk mund ta zgjidhje. Edhe kur i kisha të dy në Zyrën Ovale në fund, kur po bëheshin gati të nënshkruanin, ishin ulur pranë njëri-tjetrit. Po përpiqeshin të largoheshin. Nuk ndiheshin mirë. Në fund të një ore, ata po përqafonin dhe po e uronin njëri-tjetrin. Ishte bukur ta shihje, në fakt.
Konflikti me “Aberbaijanin” është lufta e parë e rreme në të cilën është përfshirë Shqipëria që nga viti 1997, kur qeveria amerikane sajoi një luftë kundër kombit të vogël ballkanik në filmin "Wag the Dog"/ Mediaite.com, përktheu Alfapress.al

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128