
Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

Kryeministri Edi Rama del kundër propozimit të presidentit Donald Trump që anëtarët e NATO-s t’i dedikojnë 5% të PBB për mbrojtjen.
Rama u shpreh se Shqipëria s’mundet të ketë një ushtri me të gjitha deri tek arma bërthamore, teksa shtoi “nuk do të mbushim depot me lloj-lloj mallrash që as s’do t’i përdorim”.
“Duke parë që tani është fryma e përgjithshme që të rriten buxhetet na vijnë kompani nga të katërt anët e Europës, kemi këtë për të shitur, kemi atë për të shitur, blini nga ne makina, blini biçikleta, është diçka që tregon se çështja nuk është se sa para vendosim ne në dispozicion por si t’i përdorim ato para me çfarë efikasiteti dhe si këto para e kompletojnë panoramën e përgjithshme të të gjithë vendeve evropiane.
Franca është rast unik që ka një ushtri nga A-ZH dhe mund t’i bëjë vetë të gjitha, por Shqipëria nuk mundet dot ta ketë një ushtri të tillë dhe si Shqipëria ka edhe shumë vende të tjera që nuk mund të keni një ushtri që ti ketë të gjitha deri tek arma bërthamore. Ne duhet të jemi komplementarë në kontekstin e përgjithshëm, duhet një plan i mirë menduar me procedura të qarta për të gjithë dhe garanci eficence në ato paratë që vendosen.
Nëse kjo bëhet një histori që vendos në buxhet para dhe shpenzoji dhe shëno ato që i shpenzuam, atëherë do t’i kemi plot depot me lloj-lloj mallrash që as nuk do t’i përdorim,” tha Rama.

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128