Rama sulmon sërish gjykatësin Balliu: As 10 minuta nuk i janë dashur që t’i dalë kundër shtetit

20 Gusht 2025, 21:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama sulmon sërish gjykatësin Balliu: As 10 minuta nuk i janë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e lirimit nga konfiskimi të një pallati pa leje, që do shërbente për zyrat e reja të Kadastrës në Tiranë.

Rama shprehet se gjyqtari Hazbi Balliu i janë dashur vetëm 10 minuta për ta marrë vendimin në favor të palës paditëse që i ishte konfiskuar.

As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë…”-shkruan Rama.

Rama e shoqëron postimin edhe me një foto të regjistrimit të të dhënave të seancës, ku bie në sy nisja e saj më 31 korrik 2025, në orën 14:30 dhe mbyllet në 14:39 e sigluar në kompjuterin e institucionit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

 

Po ndodh...