
Zhdukja e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t/ Berisha zbulon vendndodhjen: Daniel Shima është tek Rama në Surrel!


Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar lidhur me zhdukjen e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. Në një postim në facebook Berisha poston pjesë nga intervista që Arben Ahmetaj ka dhënë për gazetarin Çim Peka, në Syri Tv një vit më parë, ku dëshmon se ai ishte kërcënuar nga Rama për të mbyllur gojën.
“Daniel Shima është tek Rama në Surrel!”, shkruan Berisha në postimin e tij
Më 29 korrik 2024 ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë për Syri Tv, me gazetarin Çim Peka
"AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha..." deklaroi atëherë Ahmetaj.
Çfarë tha policia?
‘Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç. Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij’, informon policia e Tiranës.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128