
Tenderi i EcoPark, SPAK merr në pyetje Alqi Bllakon për më shumë se 3 orë

16 Gusht 2025, 11:36 / POLITIKË

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako është marrë në pyetje lidhur me hetimet që po kryen nga SPAK për tenderin e EcoPark në Durrës.
SPAK, sipas burimeve, ka marrë dëshminë e Alqi Bllakos 10 ditë më pare, ku ish-ligjvënësi u mor në pyetje në cilësinë e drejtorit të AKUM.
Në 2019, qeveria vendosi të mbyllë landfillin e Porto Romanos dhe të ndërtojë Eko Parkun.
AKUM shpalli tenderin në tetor 2019, por e anuloi më vonë. Qeveria mori vendim që tenderi të bëhej me negocim të drejtpërdrejtë.
Tenderi me vlerë 18.5 mln euro iu dha kompanive ‘De Mare’ dhe ‘Victoria Invest’.
Alqi Bllako ndërkohë ndodhet në burgun e Durrësit, i akuzuar për korrupsion e vepra të tjera penale lidhur me inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
Nga Owen Matthews, SPECTATOR
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
Nga Armend Gjana


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
Nga Naim Meta
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128