
"Tenderi 43 milion euro"/ Numri 2 i AKSHI-t i zhdukur pa asnjë gjurmë, denoncimi i Ahmetajt: Daniel Shima u kërcënua nga Rama që të mbyllë gojën!

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qëndër të Tiaranës, ku ish-Zv.drejtori i AKSH-it Daniel Shima, raportohet që të jetë zjhdukur.
Familjarët e tij kanë bërë denoncim në polici, se kanë humbur kontakt me të që nga ora 13:30.
Po çfarë deklaronte Ahmetaj për Daniel Shimën?
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë nga arratia në korrik të vitit 2024, foli për një përgjim ambiental të kapur nga SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove ose 43 miliardë lekëve, përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Sipas Ahmetajt, Daniel Shima është kërcënuar nga Rama që të mbyllë gojës.
“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…”,- deklaronte Ahmetaj në atë kohë.
Daniel Shima ka mbajtur postin e zëvendës drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit deri pak kohë më parë, një pozicion që e rendit si një ndër zyrtarët më të lartë të kësaj agjencie, direkt pas drejtueses Mirlinda Karçanaj.
Por ditën që shefja e tij Mirlinda Karçanaj u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ai u shkarkua.
Drejtuesja e agjencisë më të rëndësishme për menaxhimin dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë dhe informacionit në institucionet shtetërore shqiptare, është marrë për disa orë në pyetje më 19 Mars 2024 në ambientet e SPAK dhe menjëherë pas daljes prej atje, është kthyer në zyrë dhe ka firmosur shkarkimin e Daniel Shimës, tashmë një person i konsideruar i zhdukur.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128