
VIDEO/ "Gënjeshtra bëhet pjesë e karakterit, e kam nga eksperienca", Manja zbulon sekretin e suksesit të karrierës

Në një moment të rrallë “sinqeriteti”, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka rrëfyer para publikut formulën magjike të suksesit të tij politik: gënjeshtra.
Në një video që po qarkullon masivisht, Manja thotë: “Kur gënjen një herë, dy herë, tre herë… gënjeshtra bëhet pjesë e karakterit. E kam nga eksperienca.”
Ky zbulim, që do ta bënte krenar çdo manual propagande, është pritur me duartrokitje ironike në rrjet. Disa e quajtën “lapsus”, ndërsa të tjerë e përshkruan si “autobiografinë më të shkurtër në historinë e politikës shqiptare”.
Me këtë deklaratë, Manja duket se ka thyer një tabu: politikanët zakonisht gënjejnë për të fshehur gënjeshtrën, ndërsa ai zgjodhi të thotë të vërtetën… për gënjeshtrën.
Në fund, shqiptarët mbeten të qartë për një gjë, ministri që shpesh ngatërrohet me fjalët, këtë herë foli drejt për atë që di më mirë.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128