
VIDEO/ Pilinci i turret presidentin Trump, për Sazanin: Ke qenë në gjyqe për femra, dhëndri yt nuk ka para, kam qenë republikan para teje!

I vetëquajturi profesor Pëllumb Pilinçi, pasi prezantoi qeverinë hije në Vlorë, kësaj radhe ka shpërndarë një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Ai i drejtohet presidentit të SHBA-ve, që ta dëgjojë mirë, sepse ai e di mirë kush jam unë, - e fillon mesazhin e tij profesor Pilinçi.
“President, je ngatërruar në Amerikë, ke vajtur shumë herë në gjyqe për femra, por mos u ngatërro me tokën e shqiptarëve. Ai dhëndri jot, ai s’ka para.
Por presidenti po ta dijë që dhëndri i tij bën këto, ai nuk e lejon. Është e ndaluar rreptësisht në këtë kushtetutën amerikane, që presidenti kur është në fuqi të bëjë tregti me një vend tjetër” – shprehet Pilinçi.
Ai më tej i kërkon presidentit Trump, të dalë e të thotë në publik që vajza ime dhe dhëndri im s’ka punë në tokën e Shqipërisë.
Pilinçi i kujton më tej se ai është bërë republikan më vonë se ai, madje i thotë që edhe amerikan është më i ri se sa vetë Pilinçi.
Nuk dihet se pse profesor Pilinçi ishte kaq i nxehur me presidentin Trump. Por përveç çështjes së Sazanit, ai do ketë pasur pakënaqësi që nuk e ka marrë në telefon për t’u konsultuar për çështjen e Ukrainës.
Gjithsesi, profesor Pilinçi në videon më poshtë, ia tregon vendin Donald Trumpit.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128