Zgjedhje të parakohshme në Tiranë?/ Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

14 Korrik 2025, 10:59 / POLITIKË ALFA PRESS
Zgjedhje të parakohshme në Tiranë?/ Ja çfarë tha Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me nënkryetarët e bashkisë Tiranë, drejtuesit politik të qarqeve, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe të gjithë kandidatët e qarkut të kryeqytetit.

Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se kryeministri është ndalur shumë shkurt në zgjedhjet e parakohshme në disa bashki të vendit.

Kreu i qeverisë ende nuk e ka vendosur “fatin” se çfarë do të ndodhë me bashkinë e Tiranës e cila prej 10 shkurtit ndodhet pa kryebashkiak, pas arrestimit të Erion Veliajt.

“Nuk i dihet nëse do kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë tani apo pas dy vitesh”, raportohet të ketë thënë Rama në mbledhje me dyer të mbyllura.

Gjithashtu, Rama u ka kërkuar drejtuesve politik së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.

“Ky proces për Bashkinë Tiranë do të zhvillohet në një moment tjetër”, citohet të ketë deklaruar Rama.