
Akuzohet për rrëmbimin e vajzës, lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-gruan e Feros

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore.
Sipas autoriteteve, Ismajli dyshohet se nuk ka zbatuar një vendim gjyqësor që i jepte ish-partnerit të saj, Feronit Shabani, të drejtën për takime të rregullta me vajzën e tyre.
Prokuroria thotë se ajo ka larguar vajzën nga Kosova dhe ka qëndruar me të në disa shtete jashtë vendit që nga shtatori 2024, duke penguar kontaktin e babait me fëmijën.
Më 10 korrik 2025, ndaj saj u ngrit aktakuzë për:
Mbajtje e paautorizuar e fëmijës
Mosrespektim të vendimit të gjykatës
Ndërkohë, Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Feronit Shabanit, për:
Kanosje, të kryera ndaj Ismajlit gjatë periudhës qershor–tetor 2024.
Gjykata ka konfirmuar se veprimet janë ndërmarrë “konform ligjit dhe legjislacionit në fuqi”.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128