“Do të ishte qesharake të bëja sikur jam 20 vjeç!”, Monica Bellucci tregon si po e përjeton plakjen: Nuk është e lehtë...

19 Gusht 2025, 11:03 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Do të ishte qesharake të bëja sikur jam 20

Aktorja italiane, Monica Bellucci, ka rrëfyer në një intervistë së fundmi disa aspekte shumë personale, nga fëmijëria, familja dhe formimi i saj emocional.

Në krah të dy vajzave të saj, Deva dhe Leoni, 20 dhe 15 vjeç, aktorja e shumë dashur nga miliona njerëz, ka folur për raportin qe ka me to.

“Vajzat janë qendra e jetës sime. Përpiqem t’u jap liri, por ato gjithashtu më japin këshilla të vyera. Përjetojmë momente të vërteta së bashku: shikojmë njëra-tjetrën në sy, flasim me zemër”, shprehet Bellucci.

Më tej, teksa u ndal tek mosha e saj, ajo u shpreh se “do të ishte qesharake të pretendoja se jam ende 20 ose 30 vjeç.”

Edhe për të plakja nuk është e lehtë, por secili sipas saj e përballon sipas mënyrës së tij.

“Natyrisht, plakja nuk është e lehtë dhe secili e përballon sipas mënyrës së tij. Mëngjeseve mund të shoh një rrudhë më shumë, por është normale. Për sa nuk kam dhimbje, shijoj kapuçinon tim dhe ndihem shumë me fat. Në jetën time, bukuria dhe sensualiteti ndoshta kanë qenë maska, ndërsa tani e shpreh më ndryshe atë që ndjej”, tha ajo.

“Ndjej diellin më fort tani, si të më djegë. Trupi im nuk ka më melaninë e rinisë që të më mbrojë. Verat kur rrija gjithë ditën me bikini, në barka, tani më duken larg… Megjithatë, herë pas here është ende kënaqësi”, tregon ajo për Marie Claire.

Po ashtu, ajo ka folur pak edhe për lidhjen e saj me Tim Burton, me të cilin edhe ka xhiruar një film. E pyetur nëse do kishte projekte të tjera të përbashkëta, ajo tha se prioritet është partneri dhe jo puna.

“Më pëlqen kjo pjesa kreative, kur frymëzohesh nga tjetri dhe anasjelltas. Por më e rëndësishme tani është marrëdhënia: prioriteti është partneri, pastaj puna”,tha ajo.

Si një fëmijë i vetëm në familje, ajo tregoi se e ka ndjerë mungesën e një vëllai apo motre.

“Më pëlqente të kisha prindërit vetëm për vete, por rreth moshës 8-9 vjeç, ndjeva mungesën e një vëllai apo motre. Fatmirësisht, kisha shumë kushërinj dhe miq që i doja. Lidhjet tona janë ruajtur edhe pas dekadash“, tha ajo.

Po ndodh...