Jonida Vokshi flet me dhimbje për humbjen e të atit: Ende nuk jam pajtuar me faktin

15 Korrik 2025, 09:44 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Jonida Vokshi flet me dhimbje për humbjen e të atit: Ende nuk jam

Jonida Vokshi humbi të atin disa muaj më parë, një fakt që sic tregon ajo, është shumë i vështirë për t’u pranuar.

Gjatë një bisede me ndjekësit, moderatorja ka folur me për këtë periudhë të errët të jetës së saj.

“Si e përjetove humbjen e babait? Unë e humba dy muaj pas teje dhe jam shumë keq”, -i shkruante një ndjekëse.

Jonida u përgjigj se edhe ajo ende po përballet me dhimbjen dhe se procesi i pranimit është shumë i vështirë.

“Ende nuk jam pajtuar me faktin, ende nuk jam vërtet koshiente. Ka momente që e ndjej që ka ndodhur vërtet dhe ato janë momentet më të vështira.

Por vazhdoj jetoj me të, tregoj historitë e tij kudo”, u shpreh ajo, duke shtuar, “Është proces, më i vështiri në botë, por jetësor. Dhemb, por të jep forcë të luftosh që ai të jetë krenar për ty, prej nga kudo të sheh e të ruan”.