Këngëtarja e famshme shqiptare mbush një dekadë karrierë, ja si Dua Lipa ngjiti majat e muzikës botërore

22 Gusht 2025, 00:07 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Këngëtarja e famshme shqiptare mbush një dekadë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa shënon një dekadë të plotë në skenën muzikore. Pikërisht, si sot, më 21 gusht 2015, ajo publikoi në YouTube këngën e saj të parë, “New Love”, duke hedhur hapin e parë në një rrugëtim që shumë shpejt do ta shndërronte në një ikonë të muzikës botërore.

Gjatë këtyre dhjetë viteve, Dua Lipa ka kaluar nga një emër i panjohur në industrinë e muzikës në një prej yjeve më të mëdhenj të pop-it modern.

Me miliona fansa anembanë globit, me çmime prestigjioze ndërkombëtare dhe me një ndikim të jashtëzakonshëm në skenën kulturore, ajo ka shkruar një kapitull të veçantë në historinë e muzikës bashkëkohore.

Vetëm dy vite më vonë, albumi i saj i parë “Dua Lipa” solli hite që pushtuan radiot dhe platformat muzikore, mes tyre “Be the One” dhe “New Rules”, këngë që e bënë menjëherë një sensacion ndërkombëtar.

Kulmi i suksesit erdhi me “Don’t Start Now” në vitin 2019, një super-hit që dominoi toplistat botërore dhe e vendosi Dua Lipën përfundimisht në radhët e yjeve të mëdhenj të pop-it.

Një vit më pas, me albumin “Future Nostalgia”, ajo fitoi zemrat e kritikëve dhe mori Grammy për “Best Pop Vocal Album”, duke u konsoliduar si një prej artisteve më të rëndësishme të dekadës.

Turnetë botërore nga 2022 deri në 2024 thyen rekorde shitjesh e mbushën stadiume në çdo kontinent, ndërsa bashkëpunimet me emra të mëdhenj të industrisë muzikore e bënë edhe më të fortë praninë e saj në skenën ndërkombëtare.

Sot, në përvjetorin e dhjetë të karrierës, Dua Lipa është më shumë sesa një artiste suksesi – ajo është një simbol frymëzimi.

 

Po ndodh...