
Lidhja sekrete e Beatriçes, si e bëri pjesë të muzikës artisti italian! Kush është Marcello dhe historia e dashurisë me mësuesen

Që pas fitores së Festivalit të RTSH, emri i saj ka fituar shumë popullaritet. Beatriçe Gjergji, përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong, duke marrë edhe vëmendjen e publikut europian. Në daljet e pakta që ajo ka pasur për mediat është fokusuar vetëm tek vitet e karrierës me grupin “Shkodra Elektronike”, por si gjithnjë shumë interes ka edhe për jetën private të saj.
Do të duhej pikërisht Eurosong, për të parë për herë të parë këngëtaren nën shoqërinë e bashkëshortit të saj italian. Pas suksesit që Shqipëria korri në këtë kompeticion, Beatriçe është fiksuar nga kamerat teksa shkëmben puthje me burrin e saj, Marcello. E lindur në Shkodër, Beatriçe u zhvendos në Itali që në moshë shumë të vogël, ku u rrit dhe formoi identitetin e saj artistik.
Pavarësisht jetës në Itali, ajo ka ruajtur lidhje të forta me kulturën dhe gjuhën e saj amtare, duke theksuar se flet vetëm në dialektin shkodran. Në Itali, Beatriçe jeton në Auronzo di Cadore, një qytet i vogël në provincën e Bellunos, së bashku me bashkëshortin e saj, Marcello, i cili, gjithashtu, është muzikant. Duket se ka qenë pikërisht Marcelo ai që e ka ndihmuar Beatriçen që të bëhet pjesë e botës së muzikës. Mediat italiane kanë shkruar se çiftit, në fillimin e tyre bashkëpunon së bashku, duke u përpjekur që të fusnin Beatriçen në industrinë e muzikës.
Ata kanë zgjedhur këtë vend për të ndërtuar jetën e tyre, duke kombinuar pasionin për muzikën me një jetë të qetë në Alpet italiane. Duket se Marcello e ka shoqëruar Beatriçen deri në Bazel, ku dhe ka qenë mbështetja më e madhe për të. Beatriçe Gjergji është një këngëtare dhe kantautore shqiptare, e njohur për stilin e saj unik që bashkon muzikën tradicionale shkodrane me tingujt modernë elektronikë. Ajo është pjesë e duos muzikore “Shkodra Elektronike”, së bashku me producentin dhe kompozitorin Kolë Laca. Në intervistat e saj, vetë këngëtarja ka rrëfyer sesi erdhi deri tek grupi “Shkodra Elektronike”.
“Unë kam shkuar 6 vjeçe në Itali, aty kam bërë dhe shkollën. Unë flas vetëm në shkodrançe, e kam shumë të vështirë të flas gjuhën letrare. Kolën e kam zbuluar në Youtube. Pastaj unë i çova në mesazh në Facebook dhe u bëmë shokë në Facebook. Unë nxirrja videot e mia duke kënduar me grupe italiane, Kola ka parë disa gjëra që i kanë pëlqyer dhe më propozoi një projekt të përbashkët, ‘Shkodrën Elektronike’”, rrëfeu Betariçe.
Karriera muzikore e Beatriçes mori hov me formimin e “Shkodra Elektronike” në vitin 2018. Duoja ka si qëllim të rikthejë këngët tradicionale shkodrane në një formë moderne, duke i përshtatur ato me elemente elektronike dhe pop. Kënga e tyre “Zjerm” fitoi edicion in e 63-të të Festivalit të Këngës në RTSH, duke u bërë kështu përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision Song Contest 2025 që do të mbahet në Bazel të Zvicrës.
Përveç performancave muzikore, Beatriçe është e angazhuar edhe në mësimdhënie, duke ndarë përvojën dhe njohuritë e saj me brezat e rinj të artistëve. Ajo është një shembull i suksesshëm i integrimit kulturor dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në diasporë, duke treguar se është e mundur të ndërtohet një karrierë ndërkombëtare pa harruar rrënjët e tua.

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128