Shqipëria kampionë në çdo cep të globit! Mitaj fitoi kampionatin në Arabinë Saudite

17 Maj 2025, 09:50 / SPORT ALFA PRESS

Shqipëria kampionë në çdo cep të globit! Mitaj fitoi
Shpeshherë, Kombëtarja shqiptare është parë si një përfaqësuese që mbështetet në disiplinë, zemër dhe përkushtim.

Por nëse zhvendosemi përtej fanellës kuqezi dhe ndjekim rrugëtimin e lojtarëve në klube, shohim një tjetër narrativë: atë të suksesit dhe titujve të fituar në kampionate të ndryshme europiane (dhe jo vetëm). Një numër i konsiderueshëm i futbollistëve aktualë të Kombëtares shqiptare janë shpallur kampionë në klubet e tyre, disa herë radhazi, duke dëshmuar se cilësia individuale është në ngritje të vazhdueshme.

MITAJ DHE KURORA SAUDITE Rasti më i freskët është Mario Mitaj, mbrojtësi i majtë i Kombëtares, i cili këtë sezon ka ngritur trofeun e kampionit në Arabinë Saudite me klubin Al-Itihad. Transferimi i tij në Lindjen e Mesme u pa fillimisht me skepticizëm, por Mitaj ka treguar stabilitet dhe rritje, duke fituar besimin e trajnerëve dhe duke kontribuar në një sukses të rëndësishëm në një kampionat që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare.

ASLLANI, KAMPION EDHE NË GARË Një tjetër emër i rëndësishëm është Kristjan Asllani, mesfushori i Interit, që sezonin e kaluar fitoi Serinë A me zikaltrit. Edhe pse nuk është titullar fiks, ai ka qenë pjesë e rrotacionit të një skuadre të fortë dhe të konsoliduar. Sezoni aktual e gjen sërish në garë për titullin, duke e bërë të mundshme fitimin e një kurore të dytë radhazi në elitën italiane. Po ashtu, ai është edhe në garë për të ngritur lart një trofe si Champions-i.

Në Itali medalje për fitimin e Serisë A ka marrë edhe Xhakomo Vrioni, kur ishte pjesë e Juventusit në sezonin 2019-20. Sulmuesi tashmë po bën pak kohë që ka dalë nga radari i Kombëtares, që pas transferimit në kampionatin e largët të Amerikës. Dhe ndërsa ndeshjet kualifikuese po afrohen, Shqipëria nuk është më thjesht një skuadër me lojtarë që “luajnë jashtë”, por një skuadër me kampionë të vërtetë, të gatshëm për të luftuar edhe për një arritje historike, që mund të jetë kualifikimi në turneun më të madh për kombëtare, atë të Botërorit 2026./PANORAMASPORT.AL

Shqipëria kampionë në çdo cep të globit! Mitaj fitoi

 

Po ndodh...