
Si "bomba bjonde" u bë simbol i dëshirës dhe rrezikut


Flokët bjonde kanë qenë prej kohësh një simbol i fuqishëm dhe shpesh kontradiktor në kulturën popullore. Nga mitologjia te kinemaja moderne, imazhi i bjondes ka evoluar, duke personifikuar pafajësinë dhe në të njëjtën kohë rrezikun. Në artikullin e saj, historiania kulturore Lynda Nead eksploron këtë fenomen në librin e saj, “British Blonde: Women, Desire and the Image in Postwar Britain”.
Në fillimet e Hollywood-it, biondeja si Mary Pickford ishte “e dashura e Amerikës”, një simbol i pafajësisë. Megjithatë, kjo figurë u zëvendësua shpejt nga “bomba” bjonde si Jean Harlow dhe më vonë Marilyn Monroe. Ky term, sipas Nead, sugjeron një fuqi shpërthyese, gati-gati “si një armë” – një ideal bukurie që është në të njëjtën kohë joshës dhe kërcënues.
Në filmat noir të viteve 1940, biondet e lyer me peroksid si Veronica Lake dhe Lana Turner u bënë personazhe dinake, që përdornin pamjen e tyre për të manipuluar burrat. Imazhi i “bjondeve të akullt” u përsërit në filma si Blonde Ice dhe më vonë në trillerë si Basic Instinct, ku Sharon Stone luan rolin e një vrasëseje joshëse dhe inteligjente.
Flokët bjonde, shpesh të lyer, krijuan një dualitet interesant: një imazh i pastër dhe fëminor që fshihte një realitet më të errët ose më intrigant. Rrënjët e errëta të flokëve, siç shkruan Nead, “ekspozonin shkeljen në maskaradën femërore”.
Bjondja britanike vs. bjondes amerikane
Në Britaninë e pasluftës, biondeja e lyer u bë simbol i lirisë dhe luksit material. Megjithatë, ikonat britanike si Diana Dors dhe Barbara Windsor ishin të ndryshme nga homologet amerikane. Dors ishte më guximtare dhe thuajse karikaturale, ndërsa Windsor mishëronte një bjonde më plot gjallëri, duke luajtur me idenë e pafajësisë së rreme dhe seksualitetit të hapur.
Ndryshe nga stereotipi i “bjondes budallaqe”, filmat dhe personazhet e ndryshëm kanë treguar se ky imazh shpesh fsheh inteligjencë dhe ambicie të fshehur. Reese Witherspoon në Legally Blonde dhe personazhi i Marilyn Monroe në Gentlemen Prefer Blondes e sfidojnë këtë pritshmëri. Siç këndoi edhe Dolly Parton, “Kjo bjonde budallaqe nuk është budallaqe e askujt”.
Në fund të fundit, biondeja është një imazh kompleks që vazhdon të jetë i pranishëm dhe i rëndësishëm në kulturën tonë, duke simbolizuar njëkohësisht bukurinë, dëshirën dhe një fuqi të papritur e shpesh të rrezikshme. BBC

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128