Stresi i mërzitur nga humbja e PD: Kisha vënë bast me Noizyn

16 Maj 2025, 12:34 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Stresi i mërzitur nga humbja e PD: Kisha vënë bast me Noizyn

I ftuar në emisionin “Pardon My French”, reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka folur rreth mbështetjes për Partinë Demokratike dhe zgjedhjeve të 11 Majit.

Stresi tha se kishte vënë bast me 100 euro me Noizyn për fitoren e PD-së, një bast i humbur, ku tha se i kishte dhënë 100 euro. Po ashtu, ai ka patur një mesazh edhe për artistët që ndryshojnë bindjet politike sipas interesit.

U mërzit Stresi për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të këtij viti?

“Unë kam një monedhë e cila nuk zhvlersohet kurrë, është besnikëria. Të jesh besnik është e vështirë por edhe e rrallë. Unë kështu jam e nis me dikë e çoj me dikë, as nuk shitem dhe as nuk blihem. Për 1 mijë vjet nuk i shes idealet dhe parimet e mia nuk ka shanse familjarisht. Unë nuk vuaj për pushtet ekonomik, unë kam lindur në internim dhe mamaja ime ka vuajtur shumë e re nga regjimi.

Normalisht që jemi kundër një sistemi siç mendojmë ne dhe kemi bindjet tona dhe unë nuk gjykoj sot askënd për bindjet e tij personale që ta kemi të qartë”, tha Stresi.

Kur u pyet  se çfarë mendon për ata këngëtarë që ndryshojnë krah politik, ai u shpreh duke thënë se:

“Secili ka zgjedhjen e vet, unë kam zgjedhjen time, por unë e kam pak më ndryshe nga të gjithë sepse unë nuk e kam për përfitim e kam për gjë tjetër pse jam suportues i partisë sime. Kaq, kam muzikën primare, politikë e kam hobi”, tha ai.

A është penalizuar ndonjëherë Stresi për këtë?

“Nuk më ‘plas’ fare, për sa kohë ka edhe artistë të tjerë që janë në anën e kundërt ne bëjmë muzikë dhe ne tërheqim të rinjtë në fushatën tonë. Unë i tërheq me shpirt dhe kaq. Kemi të drejtën tonë të suportojmë dikë.”

Pas fitore së Partisë Socialiste, po Noizy çfarë i tha?

“Kishim vënë një bast, u takuam dhe ia dhashë 100 euro. Aq e lamë, por ishalla ma kthen prapë sepse si dihet. “

Po ndodh...